SPAK në 2024-ën, Dumani: 33 zyrtarë të lartë në hetim, korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sofistikuara
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka nisur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë leximin e raportit vjetor të punës së bërë nga Prokuroria e Posaçme përgjatë vitit 2024.
“33 zyrtarë të lartë në hetim, dy prej tyre edhe në çështje të ndryshme.
Hetimi ka treguar se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sostifikuara të ngritura nga zyrtarët e lartë”, tha Dumani.
Ai tha se vlera e pasurive të sekuestruara arrin në vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa i atyre të konfiskuara në vlerën 36 milionë euro.
PJESË NGA RAPORTIMI I DUMANIT
SPAK ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme nënligjore. Gjatë 2024, nga 4422 kërkesa të përcjella nga institucionet, 982 prej tyre kanë ardhur nga institucione shtetërore. Në 2024, në SPAK, 114 punonjës kanë ushtruar detyrën, punonjës administrativë, prokurorë etj. Bazuar në strukturën aktuale, 2024 është mbyllur me disa vakanca, 40 hetues, 11 në stafin administativ etj. Në total, janë 41 ankime të komisionerëve publike që duhet të ndiqen nga drejtuesi i SPAK. Janar 2025-qershor 2026 drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150-200 seanca. Janë nënshkruar 4 urdhra të përbashket mes spak dhe BKH.
Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundumin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili.
Në 2024, jane 10 funksionarë të lartë publike qe ka patur vendime të formës së prerë. Rritje kanë shënuar dhe procedimet për veprën e pastrimit të parave, janë në masën 34%. Gjatë 2024, konstatohen në total 132 hetime të nisura nga referime dhe jo vetëm. 2021-2024 SPAK ka regjistruar një numër të procedimeve penale të reja. Gjatë 2024, janë regjistruar 328 procedume penale të reja, rritje krahasuar me 2023. Këto të dhëna drejtojnë përmirësim të punës së SPAK.
Krahasuar me 2024, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, ka pësuar rritje. Sa i takon masave të sigurtimit, SPAK ka aplikuar një politikë. Numri i të burgosurve që janë dënuar nga SPAK, përbën 9.5 % te totalit. 165 persona janë denuar pas procedimeve të SPAK. Për 2024, në GJKKO jane gjykuar 145 çështje, ku ka përfunduar gjykimi i ceshtjeve për 54 çështje. Vazhdon gjykimi për të tjerët. SPAK merr masa dhe mbikëqyr dhe ekzekutimet e vendimeve penale. 20 vendime kanë marrë formë te prerë në GJKKO, 56 vendime kanë marrë formë te prerë në Apel.
DUMANI PER PROBLEMATIKAT E PUNES NE SPAK
1. Presioni ndaj institucionit, mes sulmeve dhe debatit
2. Statusi i prokurorëve pas përfundimit
3. Mungesa e këshilltarëve ligjorë
4. Numri i referimeve
5. Përfundimi i ngritjes së administrimit të çështjeve
6. Krijimi i njësisë së analizës, sipas një modeli bashkëkohor
7. Statusi i specialistëve, si nënpunës civilë
8. Mungesa e kompetencës nga të huajt për subjektet e shqiptare
9. Ccështja e mos-ekstradimeve nga Dubai
Ne bashkëpunijme me polici ë r shtetit sa i përket ekzekutimit te masave të sigurisë. Në raste te shumta jane angazhuar dhe agjentë te BKH.
Sa i përket llojit të masave te sigurimit, ne jemi treguar te qartë për aplikimin e masave dhe për pezullimin nga detyra. Numri i personave që janë hetuar pa masë sigurie është 40%, 246 persona.
Jemi te kushtezuar për masën “arrest ne burg” sa i përket keimit te organizuar. Ndërsa për korrupsionin janë hetuar edhe pa masë.
Eshte rritur forca goditese e spak policise se shtetit dhe kjo shpejgon rritjen e nr te konsfiskimeve, arrestileve dhe rritjes se bashkpunimit me agjensite e huaja.
Fale ketij bashkpunimi me Europol, Eurojust dhe me Ameriken Latine dhe kemi goditur grupe kriminale dhe kemi hetur dy organizata kriminale ku me pare nuk ka pasur hetime te meperashme.
Eshte rritur vlera e pasirive te sekuestruara dhe konfiskimeve dhe kjo ka ardhur si rezultat i punes se hetimeve financiare. Ne vlersojme qe eshte rritur forca goditëse e spakun ndaj grupeve.
Cështjet kaq të ndjeshme sicc eshtë statusi, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Nuk kam propozuar ndonje ndryshim pa u konsultuar me të fnjthë prokurorët dhe kemi vendosur të shkojmë me një vendim unanim.
Ne kemi propozuar që prokurori mos të emërohet automatikisht pa garë.
Të behen ndryshime kushtetuese dhe tu jepet mundesia prokurorëve qe të rikandidojnë së bashku me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm qe duan të behen pjesë e SPAK.
Ka dhe prokurorë që nuk duan te vazhdojmë më, por tu jepet mundesia e rikandidimit.
Të kenë te drejtën dhe më pas vendos Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Unë jam për variantin e parë, te ghkthe ne jo vetem une që në fund te mandatit 9 vjecar ti jepet mundesia të rikandidojnë në SPAK dhe jo për variantin tjetër që te shkojnë prokuror në prokurorinë e Apelit.
Kemi kijuar nje strategji per krimet zgjedhore.
Eshte miratuar dhe eshte publike ne SPAK.
Ka parashikuar marrjen e disa masave per krimet zgjedhore, ku meni rendesishmi eshte grupi hetimor ne terren.
Nga data 11 prill kemi derguar prokuror dhe hetues ne qendrat e qarqeve dhe jane ne komunikime te vazhdueshme, me qellim marrjen e info ne kohe, dhe diskutimin mbi kallzimet dhe ndjekjes penale.
Ne kemi kriju ne faqen zyrtare dhe per publikun ku kemi patur raportime per raste konkrete dhe po vlersohen nga hetuesit.
Kemi caktuar persona pergjegjes, dhe jam shume i kenaqur nga bashkepunimi. Jemi te anagazhuar per paradalimin e krimeve zgjedhore.


