Xhixho: Çdo pronar i një biznesi të vogël, çdo pensionist dhe çdo qytetar i Tiranës kërkon ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 10:13
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila njëherësh është dhe kandidate e kësaj force për deputete në zgjedhjet e 11 majit thekson se çdo pronar i një biznesi të vogël, çdo pensionist dhe çdo qytetar i Tiranës kërkon ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj.
Çdo pronar i një biznesi të vogël, çdo pensionist dhe çdo qytetar i Tiranës kërkon ndryshimin e shumëpritur më 11 Maj.
Me Paketën e Dhembshurisë dhe Revolucionin Fiskal – përmes taksës së sheshtë 10%, uljes së taksave, rritjes së pagave dhe pensioneve, uljes së çmimit të karburantit dhe vendosjes së një minimumi jetik 200€ – së bashku do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore!
