Pavarësia e Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë/ Nika: Kemi mbledhur mbi 30 shoqata, presim deri në 70

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë përmes "Skype" në studion e lajmeve në "Ora News", aktivisti nga New York-u, Naser Nika, ka folur për përgatitjet e komunitetit shqiptar në SHBA për festimet e Ditës së Pavarësisë, duke zbuluar se presin ta organizojnë këtë vit në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

" E kemi lajmëruar që vitin e kaluar që kemi dëshirë që të festojmë ditën e Pavarësisë në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo ajo që ka marrë këtë veprim të madh është e Partisë Republikane dhe pasi Trump fitoi i kemi gjasat që këtë vit të festojmë aty, ku na ka kërkuar që të mblidhen të paktën 4-5 shoqata por për fat të mirë jemi grumbulluar afërsisht 35, kurse me zyrën e Trump kemi treguar 23 shoqata.

Presim jo 35 po deri në 70, të gjithë sa janë në Amerikë të bashkohemi dhe ta festojmë në Shtëpinë e Bardhë", u shpreh Nika.