"Me tallava dhe folklor të politizuar"/ Klevis Balliu: Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!

Klevis Balliu ka postuar një status në Facebook, ku kritikon hapjen e fushatës nga Edi Rama, duke e quajtur atë "funerali politik" dhe duke theksuar korrupsionin dhe braktisjen e qytetarëve nga qeveria.

Postimi:

"Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!
Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.
Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.
Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.
Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore."