Nis Kuvendi Kombëtar i PD-së në Pallatin e Kongreseve, Berisha dhe LaCivita të pranishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 17:53
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029.
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin programin e tyre për Shqipërinë Madhështore 2025-2029.
Prezantimi i programit nis sot në Kuvendin Kombëtar, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Pak minuta më parë, në këtë ngjarje të rëndësishme, janë bashkuar kryedemokrati Sali Berisha dhe Këshilltari i Fushatës, Chris LaCivita.
Në këtë prezantim janë të pranishëm anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë, që do të mbështesin vizionin për një të ardhme më të ndritur të Shqipërisë.