Ramaj: Arrestimi i Veliajt dhe njerëzve të tij goditje për PS-në në Tiranë, punonin për fushatën
Në “Drejt” nga Luan Rama, Redi Ramaj, avokat tha se është goditje për PS-në dhe fakti që Rama nxitoi të merrte nën kontroll bashkinë e Tiranës, u duke se çështja ishte elektorale, se ndryshe Rama u distancua nga Veliaj.
Ramaj: Është goditje për PS-në dhe fakti që Rama nxitoi të merrte nën kontroll bashkinë e Tiranës, u duke se çështja ishte elektorale, se ndryshe Rama u distancua nga Veliaj. Ai nxitoi të marrë në mënyrë jo kushtetuese bashkinë e Tiranës për të mos dekurajuar njerëzit e Veliajt.
Këta njerëz që janë të proceduar dhe kanë humbur kryetarin e bashkisë, dhe fakti tjetër, që shumica e parave Veliaj i përdorte për PR dhe për të forcuar pozitën e tij. Këto situata kuptohen të gjitha bashkë. Mospërdorimi i këtyre parave dhe njerëzve nga Veliaj, si dhe strukturave, Rama u mundua që të rikuperonte sa të mundej.
