''PS më tepër synon deni*rimin e kundërshtarit'', Alibali: Për herë të parë kemi zgjedhje me SPAK
Analisti, Neritan Alibali në një intervistë në Ora News u shpreh se e veçanta në këto zgjedhje është përfshirja e SPAK-ut.
Alibali: Unë nuk shoh ndonjë ndryshim midis kësaj fushate dhe fushatave të tjera.
Përgjithësisht fushatat janë negative të gjitha.
Madje edhe PS që është në pushtet më tepër synon për të denigruar kundërshtarin sesa për të paraqitur sukseset nëse kanë të tyren gjatë këtyre viteve.
Megjithatë ndoshta është pikërisht bilanci i punëve të tyre i cili e ka dëmtuar imazhin e vetë qeverisjes së PS.
E veçanta në këto zgjedhje është një institucion shumë i rëndësishëm që është SPAK-u.
Ne për të parën herë kemi zgjedhje me SPAK, ku SPAK luan një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje.
Së pari me arrestimet e ndryshme që janë bërë të nivelit të lartë që janë bërë deri më tani.
Së dyti pikërisht me angazhimin më të fortë të SPAK-ut deri në terren me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe gatishmërinë për të përcjellë çdo shkelje të ligjit.
