VIDEO/ "1 minutë - 2 zarfa" - Mbërrijnë në KQZ fletët e votimit për diasporën, ja kur pritet t'u dërgohen emigrantëve

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për diasporën për zgjedhjet e 11 majit, të cilat u printuan në Slloveni. Tashmë po printohen fletët e votimit që do të përdoren për zgjedhësit që jetojnë brenda vendit. 

Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në parkun Olimpik ndërsa mbushja e zarfeve që do t'u dërgohen emigrantëve pritet të nisë të mërkurën.

Dërgimi i zarfeve me fletën e votimit parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. I gjithë procesi për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera 24/7. 

Shpërndarja e zarfeve do të bëhet përmes postës së shpejtë, nga kompania që firmosi kontratë më KQZ.

Më 2 prill kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi se për ata emigrantë që nuk do të gjenden në adresë, postieri do të lërë një shënim për ditët tjetër kur do të vijë, ose mundësinë ku mund të shkojë ta tërheqë vetë zarfin.

KQZ do të publikojë video orientuese për të ndihmuar votuesit të plotësojnë saktë fletën e votimit dhe njëherësh të mos bëjnë asnjë shënim mbi zarfet ku do ta fusin fletën. Diasporës i sugjerohet që të votojë brenda 3 ditësh nga marrja e zarfit dhe ta postojë për në KQZ, pasi çdo zarf që vjen pas orës 19 të datës 11 maj, nuk do të numërohet.

Numri i emigrantëve të regjistruar zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808 persona. Në total, numri i personave me të drejtë vote brenda dhe jashtë vendit për 11 maj është 3,713,761. Të paktën 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë ndërsa 1,081 janë të papërfshirë për shkak të dekriminalizimit.

Pamjet e tyre janë live streaming në web 24/7 orë/dite.

Organizimi i turneve dhe punonjësve:

- Orari i punës:

3 turne me 5 oré

* Ога 08:00-13:00
* Ora 13:00-18:00
* Ora 18:00- 23:00

Koha e pergatitjes

1 minutë - 2 zarfa

1 tavolinë me 15 orë pune - 2700 sete

20 tavolina me 15 oré pune - 54.000 sete në ditë 

5 dite pune x 54000 = 270.000 sete

UDHËZUESI PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT