Tafani: Veliaj dhe drejtorët në burg, dëm i madh elektoral për PS-në në Tiranë, drejtonin fushatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 21:23
Në “Drejt” nga Luan Rama Endri Tafani, analist tha se dihet se Veliaj ka qenë një personazh kryesor në fushatë bashkë me drejtorët që janë në burg.
Tafani: Dëmtimi i parë është dëmtimi në strukturat që ka pasur PS-na në Tiranë. Dihet se Veliaj ka qenë një personazh kryesor bashkë me drejtorët që janë në burg. Kanë drejtuar fushatën dhe kanë marrë pjesë në terren. Ata që kanë bërë disa fushata e dinë se si menaxhohet fushata.
Ata që kanë qenë drejtues në fushatën e kaluar dhe sot janë në burg, është dëmtimi i parë që i është bërë PS-së. E dyta është përplasja që ka Rama me Veliajn dhe që u bë e qartë kur ata që ishin besnikë të Veliajt, u larguan.
