Përgjimet e Veliajt, Bushkolaj: SPAK duhet të futet në lojë... Lufta e brendshme në PS ka shkuar deri te...

I ftuar në emisonin Task Force në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj, foli në lidhje me përgjimet që i kanë bërë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Bushkolaj u shpreh se SPAK duhet të reagojë dhe t’i shkojë të gjithë biznesmenëve dhe mediave që janë bërë pjesë e kësaj gjëje dhe lufta e brendshme në këto përgjime ka shkuar deri tek tryeza e kryeministrit Edi Rama.

“Është skandali i audio përgjimeve ku e ka publikuar Syri dhe 2/3 media të tjera. Këtu duhet të hyj në lojë SPAK.

SPAK do duhet t’i shkoj këtyre biznesmenëve dhe këtyre botuesve të medias që janë bërë pjesë e kësaj gjëje. Ne nuk e dimë a janë të gjitha përgjimet që po flasim apo jo.

Procedura e përgjimit është një prodecurë standarte dhe s’jemi vetëm tek Erion Veliaj.

Kemi një grup të konciderueshëm politikanësh në burg për arsye të mëdha apo të vogla, por përgjimet dolën vetëm për Erion Veliajn. Lufta e brendshme të paktën në këto përgjime del që ka shkuar deri tek tryeza e kryeministrit.

E rëndë është edhe ndërhyrja për Klotilda Bushkën. Çështja deri tani është trajtuar vetëm në aspektin sipërfaqësor dhe çështja e përgjimeve gjithashtu”, tha Bushkolaj.