Katër format e votimit/ Nëse voton kandidatin dhe parti tjetër, e pavlefshme
Komisoni rregullator miratoi katër format kur vota e 11 majit do të quhet e vleshme.
Ndër të tjera u përcaktua se kur shënohet një kandidat dhe një parti që nuk i përket atije atëherë fleta do të cilësohet e pavlefshme.
Fletat e votimit ku zgjedhësi ka shënuar një forcë politike dhe më tej një kandidat të një partie tjetër do të cilëshet e pavlefshme.
Komisioni rregullator ka sanksionuar se edhe nëse në fletë ka shenja të tjera do të cilësohet e pavlefshme
Në mbledhje u tha se nëse votohet vetëm partia, ose vetëm kandidati apo dhe forca politike dhe një prej kandidatëve të saj, fleta do të cilësohet e rregullt.
E rregullt do të cilësohet dhe kur shënohet sigla e partisë.
Por komisionerët kanë vendosur dhe një tolerim.
Në rastet kur zgjedhësi shënon dy ose më shumë kandidatë të së njëjtës parti, vota do të quhet e rregullt dhe do të numërohet.
Por i llogaritet vetëm subjektit.
Sipas ndryshimeve në kod, fillimisht mandatet do ti marrin kandidatët në listë të mbyllur.
Vetëm pasi numri i votave e kalon këtë përcaktim mandate i jepet emrit që do të marrë më shumë vota se të tjerët
