Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-ve në Strasburg: Rama kontrollon drejtësinë
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Strasburg ku po merr pjesë në mbledhjen e grupit të Partive Popullore Evropiane.
Gjatë fjalës së tij, Berisha denoncoi kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste.
“Gjyqësori gjendet në duart e Edi Ramës”, është shprehur ndër të tjera Berisha.
Fjala e Berishës:
Tolerancë zero ndaj krimit.
Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time.
Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro.
Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë.
Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.
Mijëra shqiptarë humbën punën.
1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.
Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.
Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.
Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.
Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.
Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.
Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën.
Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre.
Së pari, të drejtat e pronësisë.
Pse u arrestua Beleri?
Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës.
Ai tha: jo, nuk jam i majtë.
Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.
Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve.
Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë.
Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

