Shtyhet “Partizani” në GJKKO, avokati: Ja kur do jetë seanca. Do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën
Seanca paraprake për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” është shtyrë për datën 11 prill.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës paraprake është bërë mungesa e avokatit Klodian Skënderi në seancë.
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se do të kërkohet ndryshimin e masës për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Në fjalën e tij për mediat ndërsa fliste për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj ka sqaruar se hapi i radhës është çuarja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, por se “destinacioni final” do të jetë Strasburgu.
“Do të kërkojmë ndryshimin e masës për zotin meta. Jemi kushinete sepse historitë janë binjake. Do të shkojmë në Kushtetuese por destinacioni përfundimtar do të jetë Strasburgu”, tha ai.

