VIDEO/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Posaçme

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK, për respektimin e masës së sigurisë dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Asaj i është caktuar detyrimi për të shkuar dy herë në SPAK, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ndërkohë që pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rrëzojë kërkesën e saj për t’i kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit të 6 dhjetorit 2024 në banesën dhe bizneset e saj, përfshi një aparat telefonik celular si dhe disa dokumente.