Makinat përplasen me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Gjadrit, njëra prej tyre përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 07:50
Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit. Dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme./BW
