Real Madridi, në garë për Dean Huijsen, por konkurrenca është e fortë

Real Madrid dëshiron të transferojë Dean Huijsen këtë verë, por nuk mjafton vetëm pagesa e klauzolës prej 60 milionë eurosh.

Klubi madrilen duhet edhe ta bindë mbrojtësin 19-vjeçar se e ardhmja e tij është në La Liga dhe jo në Premier League.

Huijsen, i cili shkëlqeu këtë sezon me Bournemouth-in, është në shënjestër edhe të Chelsea-t dhe Liverpool-t, dy klube që kanë shfaqur interes të madh për të.

Performancat e tij mbresëlënëse në vetëm 28 ndeshje në Angli dhe debutimi me kombëtaren e Spanjës e kanë bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në treg.

Chelsea po synon gjithashtu Marc Guéhi të Crystal Palace për mbrojtjen, ndërsa Liverpool-i është i fokusuar te rinovimi i Virgil van Dijk, por gjithsesi mbetet në garë për Huijsen.

Me kaq shumë klube të mëdha të interesuara, e ardhmja e talentit spanjoll mbetet e hapur.