VIDEO/ Raphinha befasohet nga kërkesa e një tifozi në ‘Metropolitano’

Ylli i Barcelonës, Raphinha, është përballur me një kërkesë të çuditshme nga një tifoz i skuadrës së tij, i cili donte të kishte një kujtim nga braziliani.

Barcelona arriti ta eliminojë Atletico Madridin pas fitores 1-0 mbrëmë (e mërkurë) në udhëtim apo me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga dy ndeshjet gjysmëfinale.

Ky triumf i siguroi “Blaugranëve” kalimin në finalen e “Copa del Rey”, ku do të ndeshet me Real Madridin në “El Clasico”.

Pas ndeshjes, festa ishte e madhe te kampi i “Blaugranëve” dhe këtë më së miri e tregon kërkesa e një tifozi ndaj Raphinhas.

Yllit brazilian iu kërkuan fashat që mbante në kyçin e dorës dhe përfundoi duke i dhënë ato, edhe pse nuk besonte në kërkesën e tyre.

Ky moment ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe tashmë është kthyer në diçka virale.