Kasmi: ''Lufta'' më e ashpër bëhet për të mos rënë nga kategoria, Elbasani ka shpresë për ''Final 4''
Gazetari, Andi Kasmi i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në kategorinë superiore lufta më e ashpër bëhet për të mos rënë nga kategoria.
Kasmi: Elbasani siç duket është e vetmja skuadër që po bën një kampionat përtej kampionatit, pasi pak a shumë katër të parat dihen me Elbasanin që ka një fije shprese për tu afruar në katër skuadrat që do synojnë titullin në ‘’Final 4’’.
Ndërsa lufta më e ashpër bëhet për të mos rënë nga kategoria, i bie që janë 5 skuadra që ndahen vetëm nga dy pikë.
Pra skuadra e fundit me një fitore mund të dalë automatikisht në vend të pestë, por historitë e kampionateve në fund të çdo turneu bëhen gjithmonë e më të luftuara dhe ka gjithmonë aludime.
Deri në këtë pikëtë sezonit sipas mendimit tim, ajo çka ka treguar fusha ajo është edhe situata me pikë e çdo skuadre në renditje.
