FERRARI ME PENDESË DREJT JAPONISË! Leclerc dhe Hamilton flasin për skualifikimin nga çmimi i Kinës

Pas dy dështimeve përfshirë dhe skualifikimin nga pista në Kinë, Ferrari do të tentojë të marrë pikë në japoni. Të dy pilotët në konferencë kanë folur për gabimet e bëra, e tashmë synojnë të sfidojnë McLAren

Charles Leclerc ishte në qendër të vëmendjes gjatë konferencës për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Japonisë, ku përballja e radhës në Botërorin e Formula 1 mbërrin pas një pauze dyjavore të mbushur me polemika dhe reflektim për Ferrari-n.

Piloti nga Monako komentoi menjëherë temën e nxehtë që tronditi ambientin në Maranello – skualifikimi i dyfishtë në Kinë, vetëm një ditë pas fitores së Leëis Hamilton në Sprint Race:

"Na dhembi shumë. Humbja e atyre pikëve na shkaktoi një dhimbje të fortë në ekip", u shpreh Leclerc me sinqeritet.

Ai analizoi edhe vështirësitë teknike që po përjeton Ferrari në këtë fillim sezoni.

"Po hasim vështirësi sidomos në kualifikime. Në krahasim me McLaren, performanca jonë nuk është në nivelin e duhur. Jemi pas tyre dhe makina nuk ka qenë aq e shpejtë sa shpresonim në fillim të vitit." Megjithatë, 26-vjeçari ruan besimin.

"Hap pas hapi, besoj se do ta mbyllim këtë hendek. Shpresojmë ta fillojmë që këtë fundjavë."

Leclerc e theksoi gjithashtu se problemi kryesor nuk qëndron në ritmin e garës, por te pozicionimi në nisje:

"Kur nisesh nga mesfusha, nuk mund të shfaqësh ritmin real. Duhet të përmirësohemi ndjeshëm në kualifikime që të kemi shanse në garë."

Nga ana tjetër, Lewis Hamilton, tashmë pjesë e Ferrari-t, debuton këtë fundjavë në pistën japoneze me makinën e re SF-25:

"Çdo fundjavë me skuadrën është një eksperiencë e re për mua. Nuk e di çfarë të pres këtu në Japoni, por jam optimist dhe ndjehem mirë," tha britaniku.

Hamilton pranoi se gara në Australi ishte sfiduese, veçanërisht për shkak të kushteve me shi dhe mungesës së eksperiencës me makinën në ato rrethana.

Ferrari vjen në Japoni mes pendesës për të kaluarën dhe optimizmit për të ardhmen. Sfida ndaj McLaren, Red Bull dhe të tjerëve vazhdon – me Leclerc që kërkon rikthimin dhe me Hamilton që beson në një të ardhme të ndritur me “kokëkuqtë”.