VIDEO/ TONALI MAHNIT ME GOLIN! 24-vjeçari shënon nga një pozicion i pabesueshëm

Newcastle ka shënuar një fitore të rëndësishme për sfidën për një vend në ligën e kombeve. Por ajo çfarë bëri me shumë bujë ishte super-goli i realizuar nga Tonali që shënoi nga një pozicion i pabesueshëm

Një gol i pabesueshëm nga Sandro Tonali i dha fitoren Newcastle-it ndaj Brentford-it dhe mbajti të gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Milanit befasoi të gjithë me një goditje të çuditshme – 70% kros dhe 30% goditje, siç e përshkroi vetë më pas – që nga cepi i djathtë i fushës kaloi portierin Mark Flekken dhe u ndal vetëm në rrjetë, duke i dhuruar fitoren “ekipit të tij.

“Ishte e vështirë për portierin… dhe edhe për mua. Kishim edhe pak fat,” u shpreh Tonali pas ndeshjes, duke buzëqeshur.

Ndeshja në “St. James’ Park” ishte e para për Neëcastle pas triumfit historik në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpool-it, që u zhvillua 17 ditë më parë në “Wembley”.

Pas festimeve dhe pushimit të shkurtër gjatë pauzës ndërkombëtare, trajneri Eddie Hoëe kishte kërkuar reagim dhe vazhdimësi – dhe skuadra e tij nuk zhgënjeu.

Megjithëse nuk zhvilluan një lojë të rrjedhshme, vendasit e bënë mjaftueshëm për të ndalur një Brentford që kishte fituar të pesë ndeshjet jashtë fushe në vitin 2025.

Ishte sulmuesi suedez, Alexander Isak, ai që hapi serinë e golave, duke e çuar në 20 numrin e golave të shënuar këtë sezon në Premier League. Ai finalizoi saktë pas një krosimi nga Jacob Murphy, duke përfituar edhe nga një rrëshqitje e Mbeumo-s.

Por Brentford u kthye në lojë kur Nick Pope shkaktoi penallti ndaj Yoane Wissa, dhe Bryan Mbeumo nuk gaboi nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën dhe entuziazmin për mysafirët.

Gjithsesi, fjalën e fundit e pati Sandro Tonali me atë gol të çuditshëm, që më shumë ngjante me një krosim të humbur se me një përpjekje direkte për portë, por që rezultoi vendimtar.

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e pestë në renditje, duke kaluar Chelsea-n dhe duke qëndruar vetëm një pikë prapa Manchester City-t që mban vendin e katërt – dhe me një ndeshje më pak.

Brentford, ndërkohë, mbetet në vendin e 11-të me 41 pikë.