TABELAT/ Shqipëria zbret në renditjen e FIFA-s, Kosova fiton dy pozicione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 10:40
FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të fundit, teksa Shqipëria zbret një vend duke u renditur në të 66-in.
Humbja me Anglinë dhe fitorja kundër Andorrës kanë ndikuar në klasifikimin e kuqezinjve në tabelë.
Nga ana tjetër Kosova ka fituar 2 kuota duke u ngjitur në vendin e 97-të. “Dardanët” fituan kundër Islandës në “play off-in” e Ligës së Kombeve, duke u ngjitur në Ligën B.
Argjentina është në vendin e parë dhe ndiqet nga Franca, Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania.




