Vllaznia dhe Dinamo, gjysmëfinalja e parë mbyllet pa gola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 21:12
Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar pa gola në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.
Pavarësisht disa rasteve, edhe pse me “pikatore”, asnjë prej skuadrave nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.
Në këto kushte, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.
Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme, do të luhet gjysmëfinalja tjetër. Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

