Galatasaray eliminon Fenerbahcen nga Kupa, kualifikohet në gjysmëfinale

Galatasaray ka mposhtur 1-2 Fenerbahcen në derbin e zjarrtë të Stambollit, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti.

Ekipi i drejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt.

Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.

Galatasaray fiton 1-2 dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ku e pret Konyaspor.

Tani pritet reagimi i Mourinho-s, ku me siguri deklaratat e tij do bëhen virale, ashtu siç ndodh përherë kur ndeshet me Galatasaray-in.