PAMJE/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke ur*nuar në mes të rrugës

Wayne Rooney fotografohet duke urinuar në publik, pas një nate jashtë në Londër. Ish-kapiteni i Anglisë dhe ish-sulmuesi i Manchester United u pa duke u mbështetur pas një muri dhe duke urinuar.

39-vjeçari dukej se ishte jashtë me disa miq. Ata u panë duke u larguar nga një lokal në orën 2 të mëngjesit dhe për të hyrë në një tjetër.

Në këtë moment Rooney ka gjetur momentin për të lehtësuar veshkat. Policia italiane i tha Daily Mail se nuk është raportuar ndonjë ankesë për sjelljen e ish-futbollistit. Kjo nuk është hera e parë e Rooneyt që urinon në publik.

Në vitin 2013, ai u kap me sa duket duke urinuar në një kosh në Mançester. Por milioneri, atëherë 24 vjeç, nuk u përball me ndjekje penale, pasi asnjë dëshmitar nuk u paraqit për ta raportuar atë.

Njerëzit që urinojnë në publik në Britani mund të ndiqen penalisht vetëm nëse kapen në flagrancë nga oficerët, ose nëse bëhen ankesa ndaj tyre.

Urinimi në publik mund të çojë në gjoba, apo edhe në ndjekje penale sipas rrethanave. Rooney është ende aktiv në botën e futbollit, pasi ai së fundmi ka ofruar ekspertizën e tij në çerekfinalen e FA Cup.