Egnatia rikthehet te fitorja, rrogozhinasit mposhtin Bylisin dhe shkëputen në krye
Pas 3 barazimeve radhazi në kampionat, Egnatia rigjen fitoren në “Abissnet Superiore”.
Rrogozhinasit marrin një sukses të çmuar në transfertë, pasi fitojnë 2-0 në “Adush Muça” përballë Bylisit vendas.
Sfida ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë.
Pjesa e parë është e ekuilibruar dhe mbyllet në barazim pa gola 0-0.
Egnatia kalon në avantazh sapo nis pjesa e dytë me të zakonshmin Lushkja, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat.
Bylisi nuk arrin të reagojë dhe në një kundërsulm është Guindo, ai që shënon golin e dytë për rrogozhinasit, gol që vulos edhe fatin e kësaj ndeshjeje.
Mbyllet 2-0 për Egnatian me skuadrën e Tetovës që ngjitet në kuotën e 58 pikëve në krye të renditjes, duke çuar në 4 pikë diferencën me Dinamon e vendit të dytë.
Bylisi mbetet në kuotën e 33 pikëve, në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.
