VIDEO/ "Nami" në Elbasan, tifozët vendas hedhin lëndë plasëse ndaj lojtarëve të Tiranës

Elbasani-Tirana, qe ka nisur sot në orën 18:00, është sfida e fundit e javës së 32 të Superligës, por njëkohësisht edhe ndeshja më delikate.

Kjo sepse verdheblutë luftojnë të kapin ‘final-four’, por nga ana tjetër është jetë a vdekje për bardheblutë, të cilët aktualisht ndodhen të fundit në renditje dhe pikët janë çështje mbijetese.

Akoma më të zjarrtë e bën përplasje historike që kan dy tifozëritë, teksa janë shfaqur edhe incidentet e para.

Gjatë një rivënie këndore nga ana e bardhebluve, tifozët e Elbasanit hedhin në fushë kapsollë, teksa Gledi Mici shtrihet në tokë.