Hidhet shorti i Europianit U-17, mësoni kundërshtarët e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 20:15
Mbrëmjen e së hënës është hedhur shorti i Europianit U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri.
Kombëtarja kuqezi ra në Grupin A, pasi është dhe shteti organizator. Kundërshtarët e Shqipërisë në Europianin U-17 janë Franca, Gjermania dhe Portugalia.
Shqipëri-Portugali do të jetë përballja hapëse për këtë turne. Grupi tjetër përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Republika Çeke.