Egnatia rigjen veten në Ballsh, me Lushkjen dhe Guindon, bën kampionen ndaj Bylisit
Pas 3 barazimeve radhazi në kampionat, Egnatia rigjen fitoren në Superiore. Rrogozhinasit marrin një sukses të çmuar në transfertë, pasi fitojnë 2-0 në “Adush Muça” përballë Bylisit vendas, në kuadër të javës së 32-të. Sfida ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë, të cilët edhe ishin protagonistë.
Pjesa e parë është e ekuilibruar dhe mbyllet në barazim pa gola 0-0. Egnatia kalon në avantazh, sapo nis pjesa e dytë me të zakonshmin Lushkja, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat. Bylisi nuk arrin të reagojë dhe në një kundërsulm është Guindo (74’), ai që shëno golin e dytë për rrogozhinasit, gol që vulos edhe fatin e kësaj ndeshjeje.
Mbyllet 2-0 për Egnatian, me skuadrën e Tetovës që ngjitet në kuotën e 58 pikëve në krye të renditjes, duke çuar në 4 pikë diferencën me Dinamon e vendit të dytë. Bylisi mbetet në kuotën e 33 pikëve, në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.