Loris Karius, futbollisti më fatkeq, mbyll sezonin me Schalken
Përfundim i trishtuar i sezonit për Loris Karius. Portieri gjerman, bashkëshort i gazetares së njohur sportive italiane Diletta Leotta, u detyrua të zëvendësohej gjatë ndeshjes së stuhishme 3-3 kundër Furth për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Schalke 04 dha një përditësim të hidhur mbi gjendjen e portierit, ish-lojtar i Liverpool-it dhe Neëcastle-it.
Siç u komunikua nga klubi, "Loris Karius pësoi një dëmtim muskulor (në këmbën e majtë) pak para pjesës së parë gjatë ndeshjes në transfertë kundër SpVgg Greuther Fürth.
Diagnoza u konfirmua përmes një ekzaminimi të kryer të hënën. Ai nuk do të mund të rikthehet më në fushë gjatë këtij sezoni".
Drejtori i sektorit profesional të Schalke 04, Youri Mulder, komentoi mbi rezultatet e ekzaminimeve të Karius: "Do ta mbështesim Loris në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë rehabilitimit, së bashku me ekipin tonë mjekësor.
Dëmtimi i tij, për momentin, është vërtet i pafat.
Gjëja më e rëndësishme tani është t’i ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm".
Një ndalesë e papritur. Karius, i cili gjatë verës ishte pa skuadër, nënshkroi me Schalke në mes të janarit, duke u rikthyer në futbollin profesionist gjerman pas katër vitesh.
Brenda dy javësh, ai bëri rikthimin e tij zyrtar në fushë, duke zëvendësuar Justin Heekeren si portier titullar në fund të shkurtit.
Tani, megjithatë, 29-vjeçari duhet t’i thotë lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit dhe të përpiqet të rikuperohet sa më mirë të jetë e mundur.
