Bayerni nuk ka ndër mend t’i bëjë një propozim rinovimi legjendës së sulmit, nuk përjashtohet tërheqja

Bayern i Mynihut nuk ka ndërmend t’i propozojë një rinovim kontrate Thomas Müller-it.

Edhe pse është një figurë ikonike e klubit, këtë sezon ai ka pasur një rënie të ndjeshme në performancë (dhe në gola), megjithëse ka qenë i pranishëm në 35 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 5 asiste, një tregues i dobisë së tij te bavarezët.

A mjaftojnë 1260 minutat e luajtura për ata që prisnin të paktën një simbolikë, një kontratë bosh si ajo e Alessandro Del Pieros?

Ndoshta po për lojtarin, por me shumë gjasë jo për drejtuesit e klubit.

Sidomos duke pasur parasysh faktin se në shtator ai mbush 36 vjeç dhe, edhe pse është një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes, vendimi duket i pashmangshëm.

Kështu që, për një sërë arsyesh, ideja është që Müller të largohet.

Do të përmbyllet kështu një histori 25-vjeçare, që nisi me transferimin e tij nga një klub i vogël, rreth 50 km larg Bayernit.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në akademinë e klubit dhe brenda një viti kaloi nga liga e tretë në ekipin e parë: në 2009-ën dukej sikur do të dërgohej në huazim.

Që nga ai moment, ai nuk e ka humbur më vendin në skuadër, edhe pse nuk ka qenë kurrë "ylli i kopertinave", por gjithmonë një aset i pazëvendësueshëm.

Müller nuk ka dashur kurrë të largohet nga Bavaria, madje as kur ka pasur oferta marramendëse, kryesisht për arsye familjare.

Bashkëshortja e tij ka interesa të rëndësishme në zonën e Munihut dhe nuk mund të zhvendoset.

Prandaj, nëse vendos për një aventurë të re, ai duhet të largohet vetëm, të përshtatet me një qytet të ri dhe ndoshta një kampionat të ri. Për këtë arsye, opsioni i tërheqjes nga futbolli është një mundësi serioze që duhet marrë në konsideratë.