Kthehet Hysaj, Lacio e grumbullon për ndeshjen ndaj Torinos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 20:16
Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj është grumbulluar nga Lazio.
Teksa po kalon një sezon të vështirë në kryeqytet, mes dëmtimeve dhe lënieve jashtë skuadrës, këtë herë tekniku i lacialëve, Baroni, e ka ftuar për takimin e të hënës në shtëpi ndaj Torinos.
Në takimin e fundit, të hunbur 5-0 ndaj Bolognas, futbollisti ishte në pankinë. Elseid Hysaj nuk luan, prej një periudhe gati 2-mujore.
31-vjeçari në kampionat është aktivizuar në 6 ndeshje dhe ka dhuruar 2 asiste. Ai po luan sezonin e katërt te Lazio.

