FOTO/ Futbollisti shpjegon se çfarë është shenja e çuditshme që ka në qafë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 15:02
Futbollisti i Bolonjës, Jens Odgard, ishte në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, teksa një foto e tij është bërë virale, ku shihet një shenjë e kuqe te pjesa e qafës.
Të shumta qenë reagimet në lidhje me këtë gjë, ndërkohë që nuk mungoi edhe reagimi i vetë futbollistit i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” shkroi: “Është thjesht një ilaç që po përdor për qafën time, asgjë serioze”.
Odgard ka luajtur një rol kyç në ecurinë e Bolonjës për një vend në Champions League, duke shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon.
Ai iu bashkua klubit në verën e vitit 2023 pasi më parë kishte luajtur për skuadrën holandeze AZ Alkmar.

