Tedi Blushi: Fitër Bajram të gëzuar, Zoti do t’ua pranojë sakrificën, lutjet dhe veprat e mira!

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar Fitër Bajramin teksa shkruan se Facebook se shpreson që Zoti t’i pranojë sakrificën, lutjet dhe veprat e mira.

Blushi: Fitër Bajram të gëzuar, me shëndet, lumturi, begati dhe mot më mirë për të gjithë shqiptarët dhe për besimtarët myslimanë që pas një muaji agjërimi festojnë sot me besim dhe shpresë se Zoti do jua pranojë sakrificën, lutjet dhe veprat e mira.

Në këtë ditë të madhe shprese një urim të veçantë për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë dhe familjet e tyre, kudo ndodhen!

I lumtur që së bashku me Zv/Presidenten, Erisa Xhixho dhe Zv/Sekretaren e Përgjithshme, Brunilda Haxhiu të ndanim sot urimet tona më të përzemrta edhe në emër të Presidentit, Ilir Meta me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj! Gëzuar dhe mbarësi në çdo familje shqiptare!