Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë për festen e Fitër Bajramit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 18:34
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Ne mesazhin e tij, Begaj shprehet se: “Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
