Sali Berisha i kthen reston Lulzim Bashës, kërkon heqjen e simboleve të PD-së nga Koalicioni Euroatlantik
Lufta për simbolet e Partisë Demokratike rikthehet në KQZ. Pas dy vitesh, Sali Berisha i kthen reston Lulzim Bashës, duke kërkuar që Koalicioni Euroatlantik të mos përdorë më logon e PD-së.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2023 Lulzim Basha aso kohe kryetar i Partisë Demorkatike kishte kërkuar nga KQZ që Sali Berisha të mos përdorë simblet e PD-së.
Në zbatim të kësaj kërkese Berisha formoj një koalicion me Ilir Metën që e quajtën Bashkë Fitojmë.
2 vite më vonë, Sali berisha tanimë në krye të PD-së I riktheu reston Bashës.
Përfaqësuesi i selisë blu në KQZ kërkoj që Koalicioni Euroatlantik të mos përdor më asnjë simbol të pd dhe ti heqë banerat nga zyrat elektorale.
“Kështu që kërkesa jonë për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve do të ishte që subjektit zgjedhor I cili është subjekt zgjedhor më vete, Koalicioni Euroatlantik, që ka dhe përfaqësuesit e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ti kërkohet që ambjentet private që ata shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre politike, elektorale por edhe faqet e tyre online në rrjetet sociale e ëebe të hiqeshin të gjitha logot, simbolet e referencat e Partia Demokratike të Shqipërisë sepse vlerësojmë që kjo mund të krijojë konfuzion tek zgjedhësit."
Do të jetë Celibashi që në nisje të javës së ardhme do të kërkojë zyrtarisht zbatimin e kërkesës.
Pak ditë më parë KQZ I kishte dërguar një hskresë bashës që të mos përdorë më simbolet e PD dhe se nëse urdhëri nuk do të zbatohej do të kërkohej ndërhyrja e policisë së shtetit
Komisioni Qendrr I zgjedhjeve ka miratuar gjithashtu nje vendim që procesi i pergatitje se zarfeve qe do te nisen per emigrantet e jete live 24 ore
