Fitër Bajrami/ Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 21:48
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se nesër përmbushet një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan Rama.

