Tedi Blushi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit: Shëndet, mbarësi dhe begati për çdo familje shqiptare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Blushi shpreh urimet më të përzemërta për paqe, mirësi dhe begati në familjet shqiptare, duke theksuar vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit që karakterizojnë këtë festë të shenjtë.

"Gëzuar dhe me fat Fitër Bajramin!
Agjërimi, sakrificat, veprat e mira dhe lutjet gjatë Muajit të Ramazanit qofshin të pranuara dhe u shpërblefshin me bekimin e Zotit në shëndet, mbarësi dhe begati për çdo besimtar, të afërmit e tyre dhe çdo familje shqiptare!" – shkruan Blushi në mesazhin e tij.