Gjuha e Ramës, Berishës dhe Bashës, ekspertët e komunikimit flasin për Ora News

Pedagogët e komunikimit Erlis Çela dhe Elvin Luku vlerësojnë se Rama është duke u fokusuar në spektakël, pasi nuk paraqet një program të qartë. Ndërkohë, për Sali Berishën, strategjia e tij komunikative është të fokusohet në programin elektoral, por kjo, sipas ekspertëve, ka ardhur vonë.

Këtë ligjërim publik të kandidtëve për kryeministër ekpertët e komunikimit nuk e shohin si surprizë.

Pedagogu Ikomunikimit Erlis Çela thotë se në mungesë të një programi konkret kryeministri Edi Rama dhuron spektakël.

“Së pari duhet të them që nuk është surprizë. Nuk është se ne prisnim një fushatë të fokusuar tek çështjet, tek debate që kanë interes publik.  U bënë disa fushata elektorale tashmë, sidomos zoti Rama na ka mësuar me një stil komunikimi sipërfaqësor të orientuar drejt spektaklit.”

Edhe pedagpogu tjetër I komunikimit Elvin Luku sheh të njëjtën situatë me kryeministrin rama, ndërsa flet për futlen në lojën politike dhe të komunikimit të Lulzim Bashës.

“Vazhdimisht e ka atakuar TikTokun. Gjithë stategjia e tij në komunikimin online është duke përdorur gjihën e TikTok-ut. Këtu kam atë shkëmbimin e batutave që ai bën vazhdimisht me zotin Basha. Kjo gjë I leverdis edhe Bashës I cili ka qenë thuajse anonim për gjastë gjithë kësaj periudhe.”

Teksa Sali Berisha ka porositur të tijët që të flasin shumicën e kohës për programin electoral, Çela thotë se në strategjinë e komunikimit kjo direktivë është e vonuar.

“Unë mendoja që opozita do të duhej ta kishte orientuar diskursin e saj, ligjërimin publik të aktorëve kryesor në këtë format pra drejt çështjeve, drejt programit, drejt zgjidhjeve të problematikave kryesore shumë kohë më pare.”

Karta e PS dhe kryetarit të sa jedi rama për 11 majit është pasaporta europiane, ndërsa pd shpalos alternativën e saj. Për Elvin Lukun strategjia e premtimeve është korrekte.

“ Në fakt zoti Rama nuk mund ta bëj që të orientojë çështjen tek programi I tij sepse për gjatë gjithë këtyre viteve në pushtet kjo gjë është ezauruar prej tij. Zoti Berisha do të përqëndrohet tek programi sepse tashmë kemi një pale e cila ka shpalosur gjithë kapacitetet e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe tashmë qytetarëve I duhet oferta tjetër politike për të gjeneruar sa më shumë vota duke hyrë në terma konkret.”

Partitë politike kanë nënshruar pak ditë më parënjë zotim që d otë përdorin gjhë etike në ligjërimet e tyre, por edhe sipas ekspertëve edhe sipas fakteve një gjë e tillë duket e pamundur.