Rama me emigrantët në Kretë: Me pasaportën shqiptare të BE, jeni si grekët

Edi Rama: Sot ne kemi mundësinë e artë, ndërkohë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë marrëdshënie shumë pozitive me Greqinë, mos të presi kur të bëhen dokumentet për shqiptarët këtu, ose të përfundojë marrëveshja për pensionet, por më 11 maj të votojmë aty ku gjendet forca e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, që atë pasaportë nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar, pashaportën e BE. Pashaporta shqiptare e BE është njësoj si pashaporta greke e BE. Me pashaportën shqiptare të BE, ju mund të qëndroni këtu, të punoni këtu, mund ta transferoni çdo të ardhur nga pensioni. Shteti iu njeh pensionin për punën që keni bërë këtu. Me pashaportën shqiptare të BE, jeni në realitetin e ligjit. Qytetarë europianë të barabartë me të tjerët.