VIDEO/ Lokal i përshtatur për shitje dhe përdorim dr*ge, arrestohet 18-vjeçari – pronari në kërkim

Një lokal në kryeqytet, i përshtatur për shitje dhe përdorim droge, është zbuluar nga Policia e Tiranës gjatë operacionit “Mix”. Si rezultat i këtij aksioni, është arrestuar një 18-vjeçar, ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një pistoletë me municion luftarak, tre krehër pistolete dhe katër armë të ftohta, që mbaheshin pa leje në ambientet e lokalit.

Në pranga ka rënë shtetasi L. T., 18 vjeç, ndërsa pronari i lokalit, G. C., 26 vjeç, është në kërkim dhe po vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Policia bën me dije se kontrollet intensive vijojnë për të parandaluar dhe goditur çdo aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.