“Të merren masa kundër abuzimeve!” Stafa: Bashkëpunim mes strukturave shtetërore dhe bizneseve për turizëm të sigurt

Me këtë mesazh, kreu i Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit Hasan Stafa iu drejtua bizneseve, por jo vetëm për një sezon turistik më të organizuar dhe të sigurt.

Stafa ka theksuar nevojën për masa të reja dhe përmirësime, për të garantuar që problematikat që ishin gjatë vitit të kaluar të mos përsëriten.

Ai kërkoi që strukturat shtetërore të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një platformë të vetme, ku të përcaktohen kushte dhe standarde më të mira për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ai nënvizoi se, për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe cilësor, është e domosdoshme që të monitorohen vazhdimisht çmimet, për të shmangur abuzimet që mund të dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar.