Investimet e huaja/ Meka: Pas hyrjes në BE, çmimet relative të pasurive të paluajtshme pësojnë rritje

Kjo thirrje e kryeministrit Edi Rama sipas ekspertit Elvin Meka është një mundësi për ndërtimin e një themeli të fortë investimesh në vend.

‘’Duke parë edhe perspektivën e afërt të Shqipërisë për tu integruar në BE dhe konjukturën e ndryshueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme që është vënë re në shtetet e tjera që kanë hyrë para Shqipërisë në BE kur pas hyrjes në BE çmimet relative të pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të konsiderueshme prej investitorëve të huaj duket se është parë shumë e arsyeshme dhe fitimprurëse që të fillojnë të investojnë që tani për të zënë radhën’’.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investitorët e huaj të cilët kanë derdhur mbi 1.5 miliardë euro investime në vitin 2024.

Sipas Mekës ky fluks lidhet me dy faktorë.

‘’Zbulimi i Shqipërisë gjatë viteve të fundit si destinacion në rritje turistik, klima është pak a shumë e njëjtë.

Por edhe cilësia dhe niveli i shërbimeve kanë filluar kryesisht të rriten’’.

Përqëndrimin e investitorëve të huaj në tregun e pasurive të paluajtshme Meka e lidh me çmimet konkuruese të pronave.

Duke pare këtë tendencë, Meka parashikon rritje të taksës së pasurisë.

‘’Në një periudhë afat mesme apo afat gjatë qeveria do të ketë një qasje disi më të ‘’egër’’ duke rritur taksën e pasurisë’’.

Meka shton se sektori i paluajtshme pritet të vijojë trendin rritës, pasi konsiderohen investime të qëndureshme.