''Mëkatarët'' e pesticideve/ Mulliqi: Zinxhiri kryesor i problematikave është shteti
Laurat Mulliqi, Shoqata e Eksportuesve të Fruta-Perimeve në një lidhje me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se zinxhiri i problematikave me pesticidet është shteti.
Mulliqi: Ne si kompani private kemi bërë shumë tentativa për ta ndryshuar këtë gjë, për ti orientuar fermerët për ti drejtuar në drejtimin e duhur të këtyre problemeve.
Po të flasësh nga aspekti i ilaçeve që importohen në Shqipëri deri më tani po bëhen dy vite që është rregulluar shumë kjo çështje sepse asnjë produkt nuk futet pa u regjistruar ose pa kontroll.
Ka pastaj edhe rrugë që futen ilegalisht në vendin tonë, por që është menjanuar shumë kjo pjesë.
Zinxhiri kryesor i këtyre problematikave më së shumti është shteti sepse shteti duhej të kishte marrë masa më herët me këto kontrollet që po bëhen tani.
Por unë them që është drejt përmirësimit dhe është drejt rregullimit në krahasim me vitet paraprake.
