''Po bëhemi konkurent i madh i Greqisë'', Shero: Këtë vit parashikojmë të ketë 50 mijë ton mandarina
Fatmir Shero, Eksport Agrumesh, Agrokonispoli i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se për këtë vit parashikohen që në zonë të ketë 50 mijë ton mandarina.
Shero: Unë dua ti bëj një thirrje fermerëve që të mos përdorin më pesticide të ndaluara sse në fund barra bie mbi ato fermerë.
Për këtë vit ne parashikojmë që në zonë të ketë 50 mijë ton mandarina.
Por duke pasur 50 mijë ton mandarina në krijuam një treg.
E krijuam avash avash.
Unë në fillim u futa si fermer, dhe tani jam futur edhe si grumbullues e eksportues.
Unë vetëm eksportoj në Europë.
Dhe kam qenë i pari që kam eksportuar në Europë mandarina.
Pastaj kanë ardhur të tjerët.
Duke prodhuar 50 mijë tonë atëherë ne jemi një konkurrent i madh dhe po bëhemi një konkurrent i madh i grekut.
Ai është afër kufirit dhe ne po i marrim tregtarët.
