Berisha: Edi Rama, arrogant i lindur! I urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet ta ndëshkojnë me votë! Vendimi i parë do të jetë rikthimi i TikTok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së dhe pjesë substanciale e qeverisjes së Partisë Demokratike.

FJALA E BERISHES

Së bashku me Besartin ne kemi folur shumë për programin dhe së bashku me ju, ai ka hartuar një program shumë të mirë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursa, të diplomohen në mënyrë që të fitojnë një vend pune. Por jo vetëm kaq.

Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta.

Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe.

Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri.

Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin.

Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi.

Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.

Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi.

Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën.

Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e Tik Tok, sepse duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij.

Të nderuar zonja e zotërinj, ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Në atë mbledhje të presidiumit u mor ky vendim, dhe ai ishte i pari pas diktatorit që e nënshkroi këtë. Pse? Sepse ai nuk i pranonte vjershat kundër regjimit, sepse ato ishin vjersha për lirinë e fjalës.

Ai kërkonte që era e ndryshimit të vinte dhe në vendin tonë, e kërkonte edhe lirinë e shprehjes.

Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij.

Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë, përkundrazi ai ka thënë se; babai im ishte në anën e duhur të historisë.

Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë.

Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën. Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten.

Edhe njëherë ju përgëzoj dhe shpreh vlerësimin e thellë për kontributin e çmuar që keni dhënë. Faleminderit shumë.