POGRADECI KËRKON PUNËTORË! Bizneset: Po marrim edhe të huaj, nuk janë problem pagat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 12:27
Bizneset në Pogradec kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Për mediet shprehen se janë përpjekur të plotësojnë boshllëqet me të huaj, por sërish nuk kanë arritur në stafin e duhur
Që prej dy vitesh qyteti Pogradecit ndodhet në mungesë të fuqisë punëtore mëse shumti në sektorin e prodhimit e atë të shërbimit.
Efektet e emigracionit e ndiejnë edhe bizneset e vogla e të mesme.
Duket se edhe turizmi dhe transporti përballen me vështirësi në gjetjen e punëtorëve, duke i zëvendësuar me të huaj.
Problemi për ta nuk janë pagat.
Edhe pse një qytet me numër të lartë turistësh gjetja e stafit mbetet ndër problemet kryesore edhe në qytetin liqenor.

