Durrësi mbledh STARS EU, rektori Fortuzi: Brenda 3 viteve unifikojmë kurrikulat me Universitetet Evropiane të Aleancës

Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës Shkëlqim Fortuzi, në një intervistë për “Ora News” foli mbi tematikat e shtruara në konferencën ndërkombëtare të thirrur nga ky universitet ku në fokus ishin sfidat e arsimit, ku pjesë e këtij takimi ishin tetë universitete partnere nga Spanja, Holanda, Çekia, Gjermania, Portugalia, Polonia, Suedia dhe Franca, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

“Për herë të parë u zhvillua një aktivitet i këtij lloji ky synim ishte rritja e bashkëpunimit mes stafave akademike dhe studentore. Përfshirja e studentëve në START-UP dhe kërkoim shkencor.

Theksi u fokusua edhe sa i përket përmirësimit të korrikulave sipas standardeve të tregut ndërkombëtar.

Natyrisht kemi dy vite që aderojmë në aleancën STARS EU dhe në katoi dy vite kemi bërë një punë mjaft të mirë, ku deri tani kemi rishikuar kurrikulat në masën 70 për qind, dhe brenda 3 viteve synojmë që t’i unifikojmë ato në masën 100%.

Natyrisht përveç bashkëpunimit kjo kërkon dhe hartimin e politikave dhe me një plan strategjik të mirëmenduar dhe mirëpërcakytuar bazuar në inovacionin dhe teknologjitë bahskëkohore të mësimdhënies përmes Inteligjencës Artificiale për të përgatitur studentë që të jenë të gatshëm për tregun e punës”, u shpreh rektori Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës Shkëlqim Fortuzi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME REKTORIN E UNIVERSITETIT TË DURRËSIT, SHKËLQIM FORTUZI