Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në sheshin "Skënderbej"! "Ora News" ju uron Gëzuar
Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një fesë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë.
Besimtarët në Tiranë do e falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e nesërm.
Bëhet e ditur se ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 me faljen e namazit.
Në ditën e Fitër Bajram mylsimanët duhet të shpërndajnë lëmoshë(sadaka), të solidarizohen me të varfrit dhe të festojnë bashkë.
E në prag të kësaj feste solidariteti dhe dashurie, edhe familja e madhe e Radio-Televizionit "Ora News" uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo gjenden "Gëzuar", u uron të gjithë besimtarëve pranimin e lutjeve dhe veprave të mira të bëra gjatë muajit të Ramazanit, si dhe pranimin e agjërimit të tyre.
View this post on Instagram

