Rama prezanton nesër programin Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama do të shpalosë nesër programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

Kryeministri në një postim në rrjete sociale ndau foto ku ndodhet ai dhe në sfond është flamuri shqiptar dhe në një tjetër ku duket flamuri i BE, një simbolikë e objektivit kryesor të këtij programi për zhvillimin e vendit në këtë dekadë dhe integrimin në BE.

“Shqipëria 2030”. Nesër në orën 11:00″, shkroi Rama.

Integrimi në BE mbetet prioritet i PS-së në këtë fushatë elektorale.