Zgjedhjet e 11 majit/ Olli: Fushata disa muaj para, traditë e shkeljes së Kodit Zgjedhor

Analisti, Leonard Olli në një intervistë në Ora News u shpreh se fushata disa muaj para në Shqipëri është një traditë e shkeljes së kodit zgjedhor.

Olli: Unë doja ta filloja bisedën me atë që u përmend më herët me fillimin e fushatës në mënyrë të parakohshme, çka është shndërruar tashmë në një traditë e shkeljes së Kodit Zgjedhor.

Pa dhënë asnjëherë llogari në raport me çfarë ndodh ose me çfarë parashikon kodi zgjedhor.

Kështu që kjo është një situatë e cila është në fakt që duhet të normohet në këndvështrimin tim.

Më mirë që partitë politike ose ligjvënësit sepse janë ato që ndërtojnë edhe kodin zgjedhor të shprehen në kod zgjedhor që fushata fillon dy muaj para dhe do ishte shumë herë më korrekte sesa kemi një fillim prej 30 ditësh nga momenti i zgjedhjeve dhe ndërkohë po të marrim lëvizjet e palëve kanë filluar në Diasporë këtu e 7-8 muaj para.